UBT News

Mbretëresha e Danimarkës mori vaksinën ndaj COVID-19

Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe është e para nga familjet mbretërore që e mori vaksinën ndaj COVID-19.

Nga Royal Court njoftojnë se 80-vjeçarja e mori vaksinën ditën e Vitit të Ri. Po ashtu bëhet e ditur se ajo do ta marrë edhe dozën e dytë të vaksinës brenda tri javësh.

Margrethe II është mbretëresha e parë evropiane që njoftoi zyrtarisht se do ta marrë vaksinën. Teksa nuk u bë e ditur nëse princi Philip do të vaksinohet, duke insistuar se kjo është çështje private./UBTNews

Exit mobile version