UBT News

Mbretëresha britanike nuk do të marrë pjesë në COP26

Mbretëresha britanike, Elizabeta II, nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow të Skocisë. Mbretëresha 95-vjeçare ka kryer kontrollet mjekësore në spital javën e kaluar dhe ajo është këshilluar që të pushojë.

Nga Pallati Buckingham thanë se mbretëresha me “keqardhje” ka vendosur që të mos jetë pjesë e samitit. Por nga pallati thonë se ajo do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një video incizim.

Mbretëresha pret që COP26 të rezultojë në veprime kuptimplota për ndryshimet klimatike nga vendet pjesëmarrëse dhe shpreson që mungesa e saj të mos përdoret nga të tjerët si arsye për të mos marrë pjesë./UBTNews

Exit mobile version