Mbretëresha britanike, Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden javën e ardhshme, njoftojnë nga Pallati Buckingham.
Takimi do të mbahet në Kështjellën Windsor të dielën e 13 qershorit, pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).
Biden do të bëhet presidenti i 12-të që po takohet me mbretëreshen Elizabetë II./UBTNews