UBT News

Mbrëmje emocionale! Dua Lipa i dedikon këngë Shakirës, ajo i kthen përgjigjen me lavde

Gjatë koncertit të saj në Bogota, pjesë e turneut “Radical Optimism” që shënoi shfaqjen e fundit të gjysmës së dytë të turneut këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhuroi një performancë elektrizuese, duke mahnitur publikun.

Ndërsa këndonte, Dua befasoi fansat duke bërë një dedikim të ëmbël për këngëtaren kolumbiane fituese e Grammyt, Shakira, duke interpretuar me shpirt hitin e saj të vitit 1995, “Antologia”.

“Jam e prekur që po e dëgjoj këngën time me zërin e Duas, në të njëjtin qytet ku e kam shkruar vite më parë. Shihni si na bashkon muzika? Një vajzë nga Londra, një tjetër nga Barranquilla! Faleminderit @dualipa! Çfarë kënaqësie!”, ka shkruar Shakira në Instagram.

Postimi u shoqërua me një video ku Dua Lipa këndonte” Antologia” në skenë, duke shkaktuar një valë reagimesh të gëzuara nga fansat. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version