Mbrëmë është vrarë pronari i kompanisë “Selo Tours”, Selatin Janjeva. Agjencia “Selo Tours” ka njoftuar se ai është vrarë në shtëpinë e tij në Novi Pazar.
“Të dashur farefis, dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e “Selo Tours”./UBTNews