Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin. Mbledhja e Qeverisë Kurti do të mbahet në ora 15:00.
Në këtë mbledhje pritet që Qeveria e Kosovës të votojë programin qeverisës për katërt vitet e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet.
Ndërkohë që nga formimi i qeverisë, ekzekutivi është kritikuar për vonesë të prezantimit të programit qeverisës.
Në fundjavën e dytë të muajit prill, kryeministri Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programimin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme.