Departamentet e formuara sot do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e LDK-së si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.
LDK në mbledhjen e saj ka marrë vendim për formimin e disa departamenteve, një alternativë e kjo e tipit të “Qeverisë në Hije”. Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.
Departamenti i Politikës së Jashtme;
Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;
Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;
Departamenti i Shëndetësisë;
Departamenti i Rinisë;
Departamenti i Avancimit Shoqëror.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve”.
“Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale”.
“U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative: Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK; Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike”. /UBTNEWS.