Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të diskutuar për mbajtjen e seancës së re të Kuvendit.
Në rend dite është shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 dhe 11 pika të tjera.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për seancën e radhës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-073 për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
11. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.