Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është caktimi i datës për seancën e re plenare.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.