Pasi Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dha dorëheqje, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në selinë e LDK-së janë mbledhur kryetarët e degëve.
I pranishëm në këtë mbledhje është kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ish-nënkryetari, Agim Veliu.