Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 23 tetor për nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.
Në njoftimin e qeverisë, nuk janë dhënë detaje se çfarë ndryshime janë bërë në këtë vendim.