Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët të mërkurën me 14 qershor. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke sqaruar se mbledhja do të mbahet në qytetin e Gjakovës.
“Sot një javë do të jetë mbledhja 9-të e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, e treta në më pak se dy vjet. Në mbledhjet e deritanishme kemi nënshkruar 41 marrëveshje”, dekalroi ai.