Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të zhvillohet në 26 nëntor në qytetin e Elbasanit.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Elbasan.
Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme.
Në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjet të cilat do të firmosen, do të prekin fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik dhe konsullor, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.
Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014, duke u cilësuar si takim historik.