UBT News

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka informuar sot se është mbingarkuar Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas ShSKUK-së, 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre, siç ka bërë të ditur ShSKUK, ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike.

Exit mobile version