Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj kanë filluar fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, meqë rast filluan mbjelljen e 150 drunjve në kryqëzimin e autoudhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Më 4 nëntor Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Let’s Do It Kosova për fushatën “T’i japim vendit ngjyra”, përmes së cilës synohet që brenda 10 vjetësh të mbillen 1.8 milionë drunj.