Mbikëqyrësi i BE-së njoftoi një hetim ndaj agjencisë së patrullimit kufitar të bllokut Frontex mbi veprimet e saj pasi një varkë e mbushur me emigrantë në Greqi u fundos muajin e kaluar, duke vrarë qindra persona.
Hetimi “ka për qëllim sqarimin e rolit të Frontex në operacionet e kërkim-shpëtimit në detin Mesdhe pas mbytjes së qindra njerëzve në brigjet e Greqisë më 14 qershor”, tha në një deklaratë avokatja e popullit, Emily O’Reilly.
Hetimi i pavarur nga mbikëqyrësi i BE-së, i cili shqyrton rastet e dyshuara të administrimit të dobët nga organet e BE-së, u nis me iniciativën e vetë O’Reilly-t./UBTNews/