Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha të dielën se i duhet qasje më e madhe rreth uzinës bërthamore të Zaporizhzhias për të kontrolluar “një mospërputhje të konsiderueshme” në të dhënat e nivelit të ujit në digën e thyer Kakhovka që përdoret për ftohjen e reaktorëve të uzinës.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i cili do të vizitojë centralin këtë javë, tha se matjet që agjencia mori nga hyrja e uzinës treguan se nivelet e ujit të digës ishin të qëndrueshme për rreth një ditë gjatë fundjavës.
“Megjithatë, thuhet se lartësia po vazhdon të bjerë diku tjetër në rezervuarin e madh, duke shkaktuar një diferencë të mundshme prej rreth dy metrash”, tha Grossi në një deklaratë.
“Lartësia e nivelit të ujit është një parametër kyç për funksionimin e vazhdueshëm të pompave të ujit”./UBTNews/