Trupa të aviacionit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Hungaria kryen të martën fluturime të përbashkëta mbi kampin Bondsteel, në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.
KFOR-i njoftoi përmes një postimi në Facebook se fluturimi u realizua me caktim të Komandës Rajonale dhe përfshiu avionë të ndryshëm ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse: SHBA me UH-60 Blackhawk, Hungaria me H-145M dhe Zvicra me AS-532 Cougar.
Në njoftim thuhet se këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet në deklaratë.
KFOR-i thekson se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it në funksion të sigurisë dhe rendit publik.