105 mijë e 535 është numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të shënuar në Kosovë që nga shfaqja e pandemisë.
Si të dyshuar për SARS COV-2, janë testuar 539 mijë e 710 persona.
Nga ky virus janë shëruar 95 mijë e 45 persona.
Ndërkaq nga COVID-19 janë shënuar 2 mijë e 183 raste të vdekjes.
E numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 8 mijë e 307, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell Klan Kosova.
“Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.045 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.307”.