Mbi 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë në Gaza, janë zhvendosur gjatë dy javëve të fundit si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit, tha zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.
Bombardimet e Izraelit u shoqëruan me luftime të vazhdueshme, kryesisht në lindje të Rafahut dhe Jabalisë. Ai tha se nga palestinezët e zhvendosur, 812 mijë janë nga Rafah dhe mbi 100 mijë nga veriu i Gazës.
“Deri më sot, më shumë se 75% e Rripit të Gazës – rreth 285 kilometra katrorë – është nën urdhra evakuimi mes armiqësive në rritje”, tha Dujarric.
Individët e zhvendosur po kërkojnë strehim në hapësira të hapura, ndërtesa të dëmtuara dhe toka bujqësore në Khan Younis dhe Deir al-Balah./UBTNews/