UBT News

Mbi 900 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë në vitin 2023

Mbi 900 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë deri më tani gjatë këtij viti, tha të mërkurën ministri i Brendshëm i vendit, Kamel Feki.

Tunizia po përjeton një fluks emigrantësh që po përpiqen t’i shpëtojnë varfërisë duke shkuar në Evropë.

Feki i tha parlamentit se nga 1 janari deri më 20 korrik të këtij viti, 901 trupa janë nxjerrë si pasojë e incidenteve detare në Detin Mesdhe.

Sipas zëdhënësit të Gardës Kombëtare, Houcem Eddine Jebabli, më shumë se 34 mijë persona janë shpëtuar në disa operacione.

Shumica e varkave me emigrantë nisen nga qyteti jugor Sfax me synimin për të mbërritur në Evropë.

Qeveria italiane tha se mbi 80 mijë njerëz kanë kaluar Mesdheun për të mbërritur në bregun e tij këtë vit. Shumica e tyre janë nga Tunizia dhe Libia./UBTNews/

Exit mobile version