Në Gjermani janë regjistruar mbi 85 mijë raste të vdekjes nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch. Në 24 orët e fundit janë raportuar 283 raste të vdekjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 85 mijë e 112.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 mijë e 125 raste të reja, teksa numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3 milionë e 533 mijë e 376.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 32.8% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe 9.4% e popullsisë ka marrë të dy dozat e vaksinës./UBTNews