Danimarka duket se nuk e ka arritur objektivin e saj për të vaksinuar plotësisht 90% të personave mbi 12 vjeç kundër COVID-19 deri më 1 tetor.
Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore daneze, vetëm 84.9% e të rriturve u vaksinua me të dy dozat, që i bie 4 milionë e 366 mijë e 235 njerëz.
Personat që u vaksinuan me një dozë – 4 milionë e 453 mijë e 321 – paraqesin 86.6% të personave mbi 12 vjeç.
Vaksina merret vullnetarisht dhe është pa pagesë në Danimarkë, në shtetin që më 10 shtator deklaroi se nuk e konsideron më COVID-in si “sëmundje kritike” për shkak të numrit të madh të vaksinimeve.
Të gjitha masat kufizuese u hoqën në Danimarkë./UBTNews