UBT News

Mbi 821 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit antiCOVID-19 në Kosovë janë dhënë 1.8823.780 doza të kësaj vaksine. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri tani 821 mijë e 117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19, ndërsa 100 mijë e 625 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese.

Aktualisht në vend janë 504 raste aktive me COVID-19, e që prinë komuna e Prishtinës. Prishtina aktualisht ka 121 raste aktive me koronavirus, Ferizaj me 45, Prizreni me 42, Gjilani me 33 dhe dhjetëra raste në komuna tjera. E në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 9 raste të reja me COVID-19.

Exit mobile version