India ka thyer rekord të vaksinimit, duke vaksinuar mbi 8 milionë persona brenda një dite. Me politikën e re, qeveria federale blen vaksina COVID-19 nga prodhuesit dhe furnizon shtetet.
India është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë, por vaksinimi i saj ka ecur me një ritëm të ngadaltë. India ka vaksinuar plotësisht mbi 5% të popullsisë totale dhe ka mungesa të vaksinave në shumë shtete.
Për të rritur shkallën e vaksinimit, kryeministri Narendra Modi njoftoi në fillim të këtij muaji se të gjithë mund të marrin “vaksina falas” nga 21 qershori.
Modi po ashtu ka thënë se Qeveria e tij do të blejë 75 për qind të vaksinave nga prodhuesit, për t’iu dhënë falas shteteve federale, të cilat së bashku me spitalet private, i kanë blerë vaksinat për njerëzit e moshës 18-45 vjeç.
Në ditën e parë të politikës së re, ai vlerësoi ritmin e programit të vaksinimit./UBTNews