Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se tetë milionë civilë janë zhvendosur brenda Ukrainës qëkur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi u larguan nga shtëpitë e tyre, por qëndruan brenda vendit të shkatërruar nga lufta.
Të dhënat e OKB-së bazohen në hulumtimin e kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) nga 17 prilli e deri më 3 maj. Sipas këtij hulumtimi, të zhvendosurit kanë nevojë për mbështetje financiare dhe strehim.
Në raport thuhet se gati gjysma e atyre njerëzve, ose 44%, po mendojnë të zhvendosen në vende tjera për shkak të shkallës së krizës humanitare në vend./UBTNews/