UBT News

Mbi 8 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 70 mijë e 753 raste me COVID-19 nga 315 mijë e 664 mostra të marra.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 60 mijë e 628, 1 mijë e 620 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 8 mijë e 505.

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 ditët e fundit, Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me masat e vendosura për mbrojtjen nga koronavirusi./UBTNews

Exit mobile version