UBT News

Mbi 772 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID

772 mijë e 537 qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1 milion e 644 mijë e 733 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Tashmë në Kosovë ka filluar të jepet edhe doza përforcuese dhe doza e tretë antiCOVID-19, të cilat mund t’i marrin personat mbi 18 vjeç.

Aktualisht në vend janë 323 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version