Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 99 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750. Kurse në total numri i rasteve aktive është 5.118.