UBT News

Mbi 700 profesionistë shëndetësorë morën sot vaksinën antiCOVID

Mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se fushata e vaksinimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me intensitet më të shtuar. 

“Ekipet shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Të dielën e 28 marsit, Kosova ka pranuar kontigjentin prej 24 mijë vaksinave AstraZeneca nga COVAX. Fushata e vaksinimit ka filluar zyrtarisht të martën./UBTNews

Exit mobile version