UBT News

Mbi 700 njerëz janë evakuuar pas shkatërrimit të digës në Kherson, thonë zyrtarët ukrainas

742 banorë janë evakuuar në rajonin e Khersonit pasi shkatërrimit të një dige të madhe dhe një hidrocentrali mëngjesin e të martës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës.

Sipas ministrisë, autoritetet ukrainase po ndihmojnë njerëzit në bregun perëndimor të lumit Dnipro në Kherson.

“Ne jemi të shqetësuar për njerëzit tanë që mbetën në bregun lindor të rajonit”, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko.

Rreth 80 vendbanime, shumica e të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse, janë në zonën e përmbytjeve të mundshme.

Hekurudhat e Ukrainës po ndihmojnë autoritetet për të evakuuar banorët nga Khersoni./UBTNews/

Exit mobile version