UBT News

Mbi 7 mijë ushtarë ukrainas konsiderohen të zhdukur

Mbi 7 mijë ushtarë ukrainas konsiderohen aktualisht të zhdukur, sipas një zyrtari ukrainas.

Komisioneri për personat e zhdukur, Oleh Kontenko tha se këtu përfshihen të vdekurit dhe të kapurit. Ai tha se rreth 60 deri në 65% e njerëzve të zhdukur mund të jenë në robëri, kurse pjesa tjetër mund të mos jetë gjallë.

Kontenko shpreson që ata njerëz të jenë të zhdukur, e jo të vdekur./UBTNews/

Exit mobile version