Mijëra persona janë evakuuar nga rajoni lindor i rrethuar i Donetsk-ut qëkur nisi evakuimi në muajin gusht.
Zëvendësryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk thotë se mbi 7 mijë persona janë evakuuar përmes “një treni falas” në rajon.
Ajo tha: “Nga 1 gushti i këtij viti e deri më sot, më shumë se 7 mijë njerëz kanë përdorur trenin e evakuimit falas Pokrovsk-Kropivnitsky. Në mesin e tyre, 45 familje, rreth 1 mijë e 500 fëmijë dhe rreth 500 persona të moshuar me aftësi të kufizuara”./UBTNews/