Institucionet dhe profesionistët shëndetësorë në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës Tashmë ka filluar të kërkohet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) janë dhënë 65 mijë e 147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, 832 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Në raportin e fundit IKShPK ka njoftuar për 4 mijë e 397 raste pozitive me koronavirus.
Pas kësaj IKhPK ka bërë thirrje për vaksinim por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.
“Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKShPK-së.