Qeveria separatiste e Nagorno-Karabakut njoftoi të enjten se do të shpërbëhet dhe republika e vetëshpallur do të pushojë së ekzistuari deri më 1 janar 2024, ndërsa dhjetëra mijëra armenë etnikë vazhduan eksodin e tyre.
Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakut të Armenisë, Samvel Shahramanyan, nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve shtetërore nga 1 janari 2024, thanë të enjten autoritetet armene të Karabakut.
“Të shpërndahen të gjitha institucionet dhe organizatat shtetërore nën vartësinë e tyre departamentale deri më 1 janar 2024 dhe Republika e Nagorno-Karabakut (Artsakh) pushon së ekzistuari”, thuhet në dekret.
Deri të enjten në mëngjes, “65,036 persona të zhvendosur me forcë kaluan në Armeni nga Nagorno-Karabakh”, tha në një deklaratë zëdhënësja e qeverisë armene, Nazeli Baghdasaryan./UBTNews/