Ka shkuar në 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nigeri, njoftoi ministria e çështjeve humanitare të dielën.
Sipas ministrisë, më shumë se 2 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet që janë përhapur në pjesë të jugut të vendit pas një sezoni veçanërisht të lagësht me shi. Më shumë se 200 mijë shtëpi janë dëmtuar plotësisht ose pjesërisht, shtoi ministria.
Në fillim të këtij muaji, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerisë paralajmëroi për përmbytje katastrofike për shtetet që ndodhen përgjatë rrjedhave të lumenjve Niger dhe Benue, duke thënë se tre nga rezervuarët e tejmbushur të Nigerisë pritej të vërshonin./UBTNews/