UBT News

Mbi 60 të plagosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi

Turqia juglindore u godit nga një tjetër tërmet vdekjeprurës të hënën. Operacionet e kërkim-shpëtimit ende po punojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën ndërtesa.

Ky është tërmeti i katërt i madh që goditi rajonin në tri javë. Ky ndodhi pas tërmeteve të 6 shkurtit që lanë të vdekur mbi 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Çfarë ndodhi në tërmetin e fundit?

Sipas autoriteteve turke, tërmeti i së hënës kishte një magnitudë 5.6 dhe goditi provincën Malatya.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) e vlerësoi magnitudën në 5.2 dhe tha se ndodhi në një thellësi prej 6.15 kilometrash (3.8 milje).

Një person është raportuar i vdekur dhe 69 të plagosur, ndërsa autoritetet thonë se 29 ndërtesa janë shembur si pasojë e lëkundjeve të së hënës.

Provinca e Malatyas u godit keq në katastrofën e 6 shkurtit, duke humbur rreth 2 mijë e 300 banorë sipas kryebashkiakut Selahattin Gurkan./UBTNews/

Exit mobile version