UBT News

Mbi 60% e punëtorëve të sektorit privat janë pa kontrata pune, Azemi kërkon rritje të pagës minimale

Mbi 60% e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë janë pa kontrata pune.

Kështu tha në një konferencë për medie Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai mes tjerash ka thënë se sindikata dhe punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur me punën e institucioneve shtetërore të Kosovës. Tutje ai ka pasur ndaj qeverise për pagesën e energjisë elektrike për serbët në veri, derisa ka shtuar se punëtorët e sektorit privat po punojnë për një pagë prej 170 euro, e që sipas Azemit shumica prej tyre janë duke lëshuar vendin.

“Jemi të obliguar që të thërrasim konferencë dhe të njoftojmë punëtorët e sektorit privat me punët që jemi duke bërë. Sindikata është e mllefosur me formën dhe vazhdën e punimeve te institucioneve shtetërore të Kosovës dhe ne kemi ofruar disa pakënaqësi tona që mendojmë se jemi të rënduar. Punëtorët e sektorit privat janë të mllefosur pasi që qeveria e Kosovës bëri pagesën e rrymës për popullatën e serbëve në veri, andaj ka krijuar një mllefosje të madhe që ne nuk e kemi pasur borxh. Ne punojmë për një pagë prej 170 euro. Një pjesë e madhe e punëtorëve të sektorit privat janë duke lënë vendin e punës dhe po shkojnë drejt vendeve të tjera”.

Përkundër rritjes ekonomike që po thotë Qeveria, ai thotë se përse nuk po ndodhë edhe rritja e pagës minimale.

“Qeveria po thotë se kemi rritje ekonomike prej 7%, por neve na intereson se përse nuk kemi rritje të pagës prej 170 euro dhe deri kur ne duhet të punojmë për serbët dhe për sektorin publik. Nga mos kontrollet e inspektoratit kemi grupime të mëdha të punëtoreve të paregjistruar dhe janë duke kryer shërbime pa asnjë licencim dhe mbi 60% e punëtorëve që punësojnë në Kosovë janë pa kontrata të punës”.

Exit mobile version