Kërkimet e kryera nga Fondacioni i Shëndetit Mendor kanë zbuluar se 62% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar gjetën çlirim nga stresi i shkaktuar nga COVID-19 vetëm duke bërë shëtitje.
Gati gjysma e të anketuarve thanë se kalimi i kohës në hapësira të gjelbra i ka ndihmuar ata të përballen me rritjen e ankthit lidhur me pandeminë.
Edhe nëse distanca e koha nuk ishin të mëdha, dalja jashtë ka pasur një ndikim pozitiv në mirëqenien mendore të tyre.
Për këtë studim, Fondacioni i Shëndetit Mendor është bashkuar me Fondin Botëror për Natyrën për të krijuar një udhëzues për shëndetin mendor. Udhëzuesi i titulluar “Lulëzo me natyrën”, eksploron këtë marrëdhënie midis botës natyrore dhe mirëqenies mendore të njerëzve. Udhëzuesi tregon se si natyra mund të mbështesë mirëqenien pozitive mendore por gjithashtu tregon se si njerëzit mund ta ndihmojmë natyrën.
Si mund ta ndihmojmë ne natyrën?
“Përfitimet shpesh lidhen me mënyrën se si shqisat tona na lidhin me mjedisin, nga format në natyrë që shohim tek aromat që japin pemët dhe magjepsja e butë që natyra mund të stimulojë, e cila e ndihmon mendjen tonë të pushojë”, thuhet në udhëzues.
Nuk duhet të jetë një shëtitje nëpër shkretëtirë, madje të dy organizatat po i inkurajojnë njerëzit të gjejnë pushim dhe lehtësim në hapësirat e gjelbra.
Nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, guida e quajtur “Të rritesh me natyrën”, ka sugjerime për aktivitete sezonale si kultivimi i perimeve vetë apo kryerja e “ushtrimeve të gjelbra”, që mund të jenë xhirot me biçikletë apo xhirot në ambiente të gjelbëruara.
Pos rekomandimeve praktike ka dhe sugjerime të tjera që ndihmojnë në stresin dhe ankthin duke ju inkurajuar t’i kushtoni vëmendje asaj që mund të shihni, dëgjoni, ndjeni, shijoni dhe nuhatni.