UBT News

Mijëra persona janë evakuuar pranë Bordeaux pasi zjarret kanë shkatërruar fshatrat franceze

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Francën jugperëndimore këtë javë, në një rajon të njohur për pyjet e tij, pishat e të cilit u shkatërruan nga flakët muajin e kaluar.

Zjarri pranë qytetit të Bordeaux detyroi evakuimin e rreth 6,000 njerëzve dhe shkatërroi të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi. Një autostradë kryesore u mbyll pasditen e së mërkurës për shkak të afërsisë së zjarrit.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, njoftoi se më shumë zjarrfikës janë dërguar në vend në përpjekje për të frenuar zjarrin. Në total, më shumë se 1000 zjarrfikës, nëntë avionë dhe dy helikopterë janë mobilizuar, tha ai.

Darmanin tha se kishte “dyshime të mëdha” se zjarri “është vepër e zjarrvënësve”.

Rajoni i Gironde u godit muajin e kaluar nga zjarre të mëdha që detyruan evakuimin e më shumë se 39,000 njerëzve, përfshirë banorët dhe turistët./UBTNews/

Exit mobile version