Së paku 560 persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 900 të tjerë janë plagosur në Gaza qëkur Izraeli filloi sulmet ajrore në përgjigje të sulmit të befasishëm të Hamasit mëngjesin e të shtunës. Këtë e konfirmoi Ministria palestineze e Shëndetësisë përmes një deklarate të hënën.
Ndërsa në Izrael raportohet se mbi 700 persona kanë vdekur.
Mediat e huaja raportojnë se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite./UBTNews/