Më shumë se 54 mijë ukrainas kanë kërkuar strehim në Irlandë që nga fillimi i luftës në vendin e tyre, tregojnë të dhënat.
Sipas të dhënave të fundit nga Zyra Qendrore e Statistikave (CSO), gjithsej 54 mijë e 771 njerëz u larguan nga Ukraina drejt Irlandës më 25 shtator. Mbi 1 mijë mbërritën javën e kaluar.
Të gjithë ukrainasit janë pajisur me numrat e shërbimit publik personal (PPSN) sipas Direktivës së Mbrojtjes së Përkohshme./UBTNews/