Që nga fillimi i inkursionit të plotë të Rusisë në Ukrainë, më shumë se 52,000 ukrainas janë zhdukur, duke përfshirë 3 mijë e 676 fëmijë.
Kjo u raportua përmes Telegramit nga Komisioneri i Verkhovna Rada për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, duke iu referuar një studimi nga Texty.org.ua, transmeton Ukrinform.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se nga 24 shkurt 2022 janë konfirmuar si të zhdukur 52.673 persona, rreth 37.000 prej tyre në rrethana të veçanta (të gjendjes ushtarake). Në të njëjtën kohë, 3676 fëmijë u zhdukën, sipas të dhënave të ministrisë.
Avokati i Popullit theksoi se në kushtet e një lufte të gjerë, çdo informacion që mund t’i ndihmojë familjet e të zhdukurve në gjetjen e tyre është kritik.
“Trishtimi më i madh që sjell lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës janë humbjet njerëzore. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që shteti terrorist të mbajë përgjegjësi për çdo jetë të shkatërruar,” theksoi Lubinets.
Siç raportoi Ukrinform më herët, Avokati i Popullit tha se në Rusi mbahen pothuajse 1,700 civilë dhe rreth 14,000 civilë konsiderohen të zhdukur./Ukrinform