Të paktën 508 fëmijë janë vrarë në Ukrainë si pasojë e pushtimit nga Rusia, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e vendit.
1 mijë e 138 të tjerë janë plagosur dhe 1 mijë e 779 të tjerë janë të zhdukur që nga 24 shkurti i vitit 2022.
Diku 19 mijë e 546 të tjerë janë deportuar ose zhvendosur me forcë.
“Këto të dhëna nuk janë përfundimtare. Po punohet për mbledhjen e tyre në zonat e luftimeve, në territoret e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht”, tha Prokuroria e Përgjithshme./UBTNews/