UBT News

Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan

Mbi 50 persona kanë vdekur si pasojë e dy aksidenteve në Pakistan të dielën. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jugperëndim, ndërsa në veriperëndim të paktën dhjetë fëmijë kanë vdekur në një aksident me varkë. Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.

Përplasja e autobusit ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit.

Zyrtari lokal, Hamza Anjum i tha agjencisë së lajmeve AFP se 40 trupa u gjetën së bashku me tre të plagosur, njëri prej të cilëve vdiq pak më vonë. Dy të mbijetuarit ishin në gjendje të rëndë.

Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë para përplasjes.

“Ne do të hetojmë shkaqet e aksidentit”, tha z. Anjum, duke shtuar se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e mbetjeve.

Varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhwa, afër kufirit me Afganistanin./UBTNews/

Exit mobile version