UBT News

Mbi 50 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose shembur në Turqi

Turqia ka thënë se gjithsej 50 mijë e 576 ndërtesa ose janë shembur ose janë dëmtuar rëndë pas tërmeteve që goditën Turqinë javën e kaluar.

Në një raport, Ministria e Mjedisit e vendit tha se të gjitha ndërtesat në rrezik duhet të prishen urgjentisht. Autoritetet kanë inspektuar deri tani më shumë se 387 mijë ndërtesa në dhjetë provincat juglindore të goditura nga tërmeti.

Qyteti i Gaziantepit ka numrin më të madh të ndërtesave që duhet të prishen urgjentisht, gati 12 mijë, Hatay 10 mijë e 911 dhe Kahramanmaras ka 10 mijë e 777.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmetet u pasuan nga 3 mijë e 858 pasgoditje./UBTNews/

Exit mobile version