Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Indi e ka tejkaluar shifrën 5 milionë, sipas të dhënave zyrtare. India është vendi i dytë në botë me numrin e rasteve të konfirmuara me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Raportohet se më shumë se 80 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Rritja e numrit të rasteve në Indi ka ndodhur për shkak të lehtësimit të masave nga ana e Qeverisë ./UBTNews