UBT News

Mbi 5 mijë e 200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Të paktën 5 mijë e 261 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Numri i të vdekurve në Siri është më shumë se 1 mijë e 712. Helmetat e Bardha të Sirisë, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, njoftuan të martën se më shumë se 900 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita. Në zonat e kontrolluara nga Qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Në Turqi, numri i të vdekurve është 3 mijë e 549 sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Mbi 25 mijë njerëz janë plagosur sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane./UBTNews/

Exit mobile version