UBT News

Mbi 5 mijë civilë evakuohen “çdo ditë” nga Khersoni

“Më shumë se 5 mijë” civilë po largohen nga shtëpitë e tyre “çdo ditë” që nga rifillimi i evakuimeve të martën në rajonin Kherson, tha të premten Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa Moska po përballet me një kundërofensivë ukrainase në territorin e aneksuar në Ukrainën jugore.

“Inxhinierët ushtarakë po transportojnë deri në 1 mijë e 200 automjete civile, kamionë dhe makina, si dhe më shumë se 5 mijë civilë në bregun e majtë të lumit Dnieper në baza ditore”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes në Telegram./UBTNews/

Exit mobile version