UBT News

Mbi 40 milionë përdorues të T-Mobile u goditën nga një sulm kibernetik

Më shumë se 40 milionë përdorues të T-Mobile janë përballur me shkelje të të dhënave pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë.

Nga kompania thonë se “po ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mbrojtur të gjithë individët që mund të jenë në rrezik nga ky sulm kibernetik”.

Shkelja doli në pah vetëm pas raportimeve fundjavën e kaluar se hakerët po përpiqeshin të shisnin një bazë të dhënash që përmbante të dhëna të klientëve të T-Mobile në internet.

Gjiganti amerikan konfirmoi se hakerët kishin fituar qasje në sistemet e tij të hënën./UBTNews

Exit mobile version